Marku spektakolar, gjyqtari ndërprenë meçin

1 Minuta Lexim

Florian Marku, trimi shqiptar ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku i papërmbajtshëm, e demolon kundërshtarin Chris Jenkins me disa goditje të njëpasnjëshme, përfundon meçi me “knockout”.

Katër runde i mjaftuan për të kryer punë! Marku si asnjëherë më parë në formën më të lartë,

këtë e dëshmoi sonte në Newcastle, ku ishin të pranishëm mbi 3500 shikues.

Shumë shqiptarë me flamuj kombëtarë, festuan këtë triumf spektakolar.

Një triumf që do të mbahet, vetëm për katër runde.

Në palestër u dëgjuan brohoritjet Marku, Marku, Marku, kjo i dha edhe më shumë energji trimit shqiptar, për të bërë më të mirën. “Më sillni Amir Khanin pas këtij, do ta thyej”, ka thënë Marku.

Marku ka 10 fitore e 1 barazim, ndërsa Jenkins ka 23 fitore, 4 humbje dhe 3 barazime në 30 meçe të deritanishme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull