Dyshime se nuk udhëtonte i vetëm në mjet, kush është viktima e atentatit të mbrëmshëm

2 Minuta Lexim

Është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ngjarje e ndodhur kjo rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes së djeshme.

Burime bëjnë me dije se viktima është Iljaz Çali, i cili ka qenë një person i skeduar nga policia për kultivimin e lëndëve narkotike, në vitin 2016.

37-vjeçari Çali, ishte duke lëvizur me një mjet të marrë me qera, tip “Land Rover”  me targa  AB 988 AS.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm nga ana e policisë,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Policia ka nisur kontrollet në spitale të ndryshme të vendit, për të parë nëse kanë mbërritur persona të plagosur, që mund të kenë qenë në makinë së bashku me Çalin.

Atentati ndaj Çalit është kryer nga një mjet në lëvizje, dhe pas breshërisë së plumbave, makina ka ecur disa metra në gjendje të lirë, dhe më pas ka përfunduar anës rrugës.

Policia deklaroi se kishte ngritur disa postoblloqe, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët duke përfituar edhe nga errësira në zonë, kanë arritur që të largohen, sipas burimeve në drejtim të Fushë Krujës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull