Fundi i luftës në Ukrainë aspak pranë, mediat ndërkombëtare: Rusia po mobilizohet…

1 Minuta Lexim

Ditët e fundit nga marrëveshja e arritur mes palëve, trupat ruse po tërhiqen nga disa zona të Ukrainës.

Po asgjë nuk është ashtu si duket. Mediat e huaja shkruajnë se Rusia po bën tërheqjen e trupave për të përfituar kohë, ndërkohë që po mobilizon 60 mijë ushtarë rezervistë për të sulmuar edhe më fort Ukrainën.

“Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, përparësi u jepet atyre që tashmë kanë përvojë luftarake”, shkruajnë mediat e huaja për mënyrën sesi po përzgjidhen ushtarët.

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar kishte thënë se nuk do të dërgonte rekrutët ose rezervistët për të luftuar në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull