Viktor Orban ka fituar një mandat të katërt radhazi si kryeministër i Hungarisë.
Rezultatet zyrtare nga zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë të dielën treguan se partia Fidesz e Viktor Orban fitoi një mandat të katërt me një diferencë shumë të madhe votash.
Menjëherë pas shpalljes së fitores Orban iu drejtua turmës që brohorisnin për të duke thënë “kjo është një fitore e madhe”.
Gjashtë parti opozitare kishin mbledhur përpjekjet e tyre për të rrëzuar Orbanin. Megjithatë, në ditën e votimit mbështetja e tyre ra dhe ata nuk rezultuan të krahasohen me Fidesz, që ka siguruar një tjetër shumicë prej dy të tretash në parlament.
Kujtojmë që kryeministri Orban gjatë fushatës së tij ka treguar mbështetje ndaj Rusisë, ndërsa hapur ka ironizuar Volodymyr Zelenskiy, liderin ukrainas.