Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, jepet vendimi për babain abuzues

1 Minuta Lexim

61 vjecari Jani Kallajxhi i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 6 vjece do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korcës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për babain abuzues, duke pranuar kërkesen e prokurorisë.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit qe u mbajt te dielën, 61 vjecari ka mohuar akuzat para gjykatës.

Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgje vajzës dhe nuk e ka ngacmuar.

“Unë jam kujdesur për vajzen time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”– mesohet të jetë shprehur 61 vjecari.

Çështja e ngacmimit të vajzës 6 vjece do të gjykohet nga Seksioni i te Miturve në Gjykatën e Korces.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull