Reperja e famshme amerikane, Doja Cat, gati sa nuk e humbi momentin e saj të rëndësishëm në Grammy Awards, pasi i duhej që të shkonte në tualet.
Në momentin që ajo dhe SZA fituan çmimin për “Dyshja më e Mirë Pop”, këngëtarja u ngjit me shumë nxitim në skenë.
Ndërsa SZA, e cila u ngjit në podium me paterica, i tha: “Shkove në tualet për pesë minuta, e ke seriozisht?”
“Kurrë në jetën time nuk kam ecur kaq shpejt”, tha Doja, e cila vazhdoi të falënderonte bashkëpunëtorët.
“Kiss Me More” e dy yjeve fitoi mbi “I Get a Kick Out of You” nga Tony Bennett dhe Lady Gaga; “Lonely” nga Justin Bieber dhe Benny Blanco; “Butter” nga BTS dhe “Higher Power” nga Coldplay të cilët ishin po ashtu të nominuar në këtë kategori.
“E vlerësoj shumë”, tha Doja për çmimin: “Faleminderit të gjithëve, familjes time, ekipit tim, nuk do të isha këtu pa ju dhe nuk do të isha këtu pa fansat e mi”.
Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtoren e saj duke thënë: “Dhe ti e di çfarë SZA, ti je gjithçka për mua. Je e pabesueshme. Je mishërimi i talentit, je tekstshkruese, je gjithçka”.