Vrau 2 vëllezërit Hasho, Gjykata lë të lirë Gerti Selimajn

1 Minuta Lexim

Gerti Selimaj, i akuzuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Hasho në Vlorë, në vitin 1998 është lënë në arrest shtëpi. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar për 47-vjeçarin masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’ të kërkuar nga prokuroria.

Selimaj u ekstradua pak ditë më parë nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, Beqir dhe Elmaz Hasho.

Ky vendim i gjyqtares ka sjellë edhe indinjatën e familjarëve të viktimave të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e gjyqtares dhe e kanë quajtur të paarsyetuar.

Ata kanë kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj që çështja të mos shkojë në vetëgjyqësi.

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg.’- tha djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

‘Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja te drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë’.- tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull