Shqipëria fiton medalje argjendi në kampionatin botëror

1 Minuta Lexim

Gjimasti rus Metvei Petrov, që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po  zhvillohet në Baku, ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur në kalë me dorëza.

Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tommasone, pas një paraqitje brilante.  31 vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaport shqiptare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull