Zelensky zbulon planin rus: Ja si do të përgjigjen për krimet, por ne kemi prova përfundimtare

1 Minuta Lexim

“Unë e di dhe ju e dini shumë mirë se çfarë do të thonë përfaqësuesit e Rusisë në përgjigje të akuzave për këto krime”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

“Do të fajësojnë të gjithë vetëm për të justifikuar veprimet e veta. Ata do të thonë se ka versione të ndryshme, se është e pamundur të përcaktohet se cili nga ato versione është i vërtetë.

Madje do të thonë se trupat e të vrarëve gjoja janë hedhur dhe të gjitha videot janë të inskenuara.

Por është viti 2022. Tani kemi prova përfundimtare”, ka thënë Zelensky.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull