Bordi i Ushqimeve cakton çmimet e produkteve bazë/ Unioni Tregtar Agro-Ushqimor del kundër

1 Minuta Lexim

Bordi për çmimet e ushqimeve ka caktuar çmimet e disa prej produkteve të shportës.

Kështu sipas vendimit të bordit orizi do të kushtojë 104 lekë/kg, sheqeri 123 lekë/kg, vaji i lulediellit 321 lekë/litër dhe mielli 90.5 leke/kg.

Unioni Tregtar Agro-ushqimor nuk është dakord me vendimin e qeverisë për ngritjen e një bordi, për të fiksuar çmimet e ushqimeve.

Në “Euronews Albania”, përfaqësuesi i këtij Unioni, Theodhor Kristuli tha se kjo mund të quhet kontroll, por jo fiksim çmimesh.

“…. nuk e vëmë në dyshim për pjesën humane të problemit që të ketë disa çmime të fiksuara. Por, kjo nuk funksionon kështu sipas mendimit tonë, fiksim çmimesh jo. Fiksim çmimesh kemi pasur dikur. Kemi qenë nëpër ministri, fiksonim çmimet, fiksonim kostot. Nëpër ndërmarrje të ndryshme, koston e salçes apo bukës, por të gjitha dolën fallco”, u shpreh Kristuli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull