U gjet i pajetë në rrugën Fier-Lushnje/ ‘Misteri’ mbi vdekjen e 38 vjeçarit: Ja çfarë thonë kolegët e tij

1 Minuta Lexim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me 38 vjeçarin Betim Kastrati, i cili u gjet i vdekur mbrëmë në rrethrrotullimin e Kolonjës të rrugës Lushnjë-Fier.

Burimë bëjnë me dije se Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.

Ai u gjet mbrëmjen e djeshme i pajetë në automjetin e tij të cilin e kishte parkuar në mënyrë të rregullt anash rrugës, dhe sipas policisë Kastrati kishte vrarë veten.

Por nga ana tjetër kolegët e punës nuk e besojnë faktin që kemi të bëjmë me një vetvrasje pasi ai nuk kishte shfaqur në asnjë moment shenja depresioni.

Vdekja e babait të dy fëmijëve është e mistershme dhe ende nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur.

Burime bëjnë me dije se arma e gjetur brenda makinës është dërguar për ekspertim, për të parë nëse ka pasur apo jo shenja gishtash të personave të tjerë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull