Nuk do ta besoni se ku prodhonin drogë 2 të rinjtë në Sarandë, çfarë i ‘tradhtoi’ (PAMJET)

1 Minuta Lexim

Policia e Sarandës ka arritur të zbulojë një dhomë të fshehtë që shërbente për kultivim kanabisi pas një aksioni ditën e sotme. Rasti i zbulua për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si pasojë e operacionit u arrestua një 29-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabis në zonën e Nivicës në Sarandë.

29-vjeçari Klodian Omeri dhe Klajdi Miziri  kishin kthyer një bodrum në pronësi të tyre në ‘minierë’ të kultivimit të kanabisit përmes llambave elektrike.

Kështu shkon në 3 numri i të arrestuarve për këtë kultivim kanabisi, ku më herët ishin arrestuar edhe dy elektricistët Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj të cilët “kishin mbyllur” sytë dhe nuk kishin denoncuar rastin, ndërsa në kërkim vijon të jetë Klajdi Miziri.

‘Miniera’ e kanabisit u zbulua në një bodrum në fshatin Nivicë të Sarandës, ku hyje brenda përmes një dere sekrete.

Nga operacioni u sekuestruan 100 bimë kanabisi që rriteshin me 50 llamba elektrike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull