Për skandalin e ndodhur në Kadastrën e Durrësit, do të bashkëpunojnë disa prokurorë për shkak të hetimit të vështirë.
Nga hetimet e bëra deri më tani, janë konstatuar dëmtime të mëdha në regjistra.
Sipas ABC, bëhet fjalë për një punë të vështirë e të gjatë pasi kemi të bëjmë me një hetim më shumë se 25-vjeçar.
Megjithatë raportohet se jo të gjithë dokumentacionet kanë probleme të karakterit të falsifikimit, po janë të dëmtuar në kuptimin e mosmirëmbajtjes. Prokuroria bënë të ditur se është në fazën fillestare të hetimit dhe se kjo do jetë një punë e vështirë dhe voluminoze.
Faza fillestare e hetimit ka të bëj me verifikimin e dëmit dhe më pas hetimi do thellohet më shumë, ku do merren në pyetje si qytetarë ashtu edhe personel. Prokuroria kërkon si ndihmë edhe bashkëpunimin e stafit të Kadastrës.