Koalicioni i shoqatave tè pronarève legjitim tè Qarkut Vlorè, apel publik, kryeministrit Rama: Te zgjidhen problemet me titujt e pronesise

5 Minuta Lexim

APEL PUBLIK

Tiranë me 7 prill 2022 drejtuar

z. Edi Rama Kryeministër, Kryesisë dhe delegate/ëve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Për zgjidhjen e qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën të titujve të pronësisë në Qarkun Vlorë. I

I nderuar zoti Kryeministër, të nderuar znj/z.delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste. Duke ju uruar sukses në veprimtarinë tuaj në interes të korrektimit të anarkisë institucionale dhe futjen e politikës shqiptare në rrugën e zbatimit të Kushtetutës dhe të parimeve bazë të shtetit demokratik, për zgjidhjen e qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën të problemeve të pronësisë në zonat turistike, veçanërisht Qarkun Vlorë, ju parashtrojmë sa vijon: Korrektimi i gabimeve të titujve të pronësisë të regjistruar pas 1991 nuk mund të bëhet nëpërmjet ligjit 20/2020, siç u aludua nga drejtori i Kadastrës z. Artan Lame, në intervistën e dt 5 Prill 2022 në Klan HD, “Pronat, ndarje apo plaçkitje ?”. Për specificën e bregdetit turistik Vlorë -Sarandë, zbatimi i ligjit 20/2020, ashtu si ligji 133/2015 e hedh konfliktin në popull duke përplasur shqiptarët në konflikte dhe gjyqe pa fund me njëri tjetrin. Këto ligje vetëm do të rëndojnë situatën pasi do maskojë vjedhjet e pronave që pushtetarët kanë organizuar pas vitit 1991. Me bindjen e plotë se elektorati i majtë dhe ai i djathtë nuk janë hajdutë dhe nuk e pranojnë vjedhjen dhe grabitjen e justifikuar “në emër të ligjit”, shprehim besim të plotë se ky APEL, do të mbështetet pa rezerva nga Kongresi i Partisë Socialiste dhe nga të gjithë politikanët që nuk janë të shitur dhe nuk janë tradhëtarë të Shqipërisë. Zgjidhja realizohet duke zbatuar Kushtetutën dhe ky është detyrim për Shtetin. Vetëm kjo zgjidhje është e qëndrushme, realizon zbatimin e standardeve të BE dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, krijon siguri për investimet e huaja private, plotëson kërkesat e Bankës Botërore në Raportin e publikuar dt 12.02.2021 dhe nuk ka faturë financiare, sepse secili merr pronën e tij. Thelbi i zgjidhjes kërkon: 1. Për aktet e pronësisë që Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe institucionet antikorrupsion i kanë konstatuar dhe i ka bërë publike si veprime të paligjëshme, (qindra raste në ish fermat ose ish NB), zyra e Kadastrës, të përgatisi dosjen e dokumentave, të njoftojë palën që ka përfitur në mënyrë të paligjëshme dhe palën e subjektit të shpronësuar dhe së bashku me Avokatin e Shtetit që mbron interesin e Shtetit dhe zbaton Kushtetutën, të hapi proces gjyqësor me objekt ; a- Shpallja NUL e titujtve të pronësisë të regjistruar për persona të tretë, b-Titulli i pronësisë ti rregjistrohet subjektit të shpronësuar. 2. Maxhoranca të miratojë me procedurë të shpejtuar një ligj të Kuvendit për shpalljen të ngrira dhe anullimin e të gjitha ligjeve, dhe të akteve respektive për pjesët që bien ndesh me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës. 3. Ligji të kërkojë njohjen pa kufizim të të drejtës së pronësisë pronarëve, bazuar në regjistrat e shtetëzimit komunist, duke i dhënë trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar dokumentin përkatës. Kjo bëhet duke u bazuar në si regjistrat e shtetëzimit komunist që shteti i ka të plota. 4. Ligji të përcaktojnë se njeh të drejtën e kompensimit për ato pjesë të pronës së shtetëzuar, që pas vitit 1945 janë tjetërsuar për nevoja të përgjithshme publike, duke ju dhënë trashëgimtarëve dokumentin përkatës. Kompensimi mund të bëhet me forma të ndryshme. Në këtë mënyrë kompensimi bëhet shpejt dhe pa faturë financiare me prona në vlerë të njëjtë, që para 1944 ishin prona të shtetit dhe këto përbëjnë 52% e të gjitha pronave. 5. Ligji të përcaktojë dhënie të dokumentit të pronësisë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës dhe duke bërë regjistrimet përkatëse në zyrën e kadastrës në favor të trashëgimtarëve të subjekteve të shpronësuar. 6. Organizimi dhe realizimi i pikave mè sipër të jenë detyrim i qeverisë. 7. Zbatimi të fillojë menjëherë dhe të perfundojë brenda 6 javësh.

Koalicioni i shoqatave tè pronarève legjitim tè Qarkut Vlorè

Nènkryetari Kastriot Hajdni

E mail: [email protected] Tel 0692296061

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull