Rritje temperaturash dhe diell, ja parashikimi i moti për ditën e sotme

2 Minuta Lexim

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik në Mesdhe do të diktojë në kushtet e motit dhe ne vendin tonë, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit në pothuajse gjithë ditën. Por herë pas here parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovë në pjesën më të madhe do të dominohet nga moti i kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Veri të Kosovë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një Qëndre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjelli ndikimi deri në MV, duke bërë që në vend të ketë dominim të kthjellimeve. Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë në veri të territorit, por hërë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave në zonat Jugore.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruar reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe, pjesërisht Europa Qëndrore dhe Gadishullin Iberik. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull