Nga shpërthimi i tritolit tek konflikti për pronë me të vëllain, kush është Nazmi Bandulla që u ekzekutua sot

2 Minuta Lexim

Shkodra është tronditur nga një vrasje me armë zjarri mëngjesin e sotëm, shtetasi Nazmi Bandulla është qëlluar për vdekje në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Vrasja bëjnë me dije burimet ka ndodhur në afërsi të banesës së Bandullës, ndërkohë që ende nuk dihen detaje në lidhje me skemën e ekzekutimit që kanë ndjekur autorët. Policia ka blinduar zonën, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që deri tani nuk është bërë e mundur.

Po kush është Nazmi Bandulla?

Nazmi Bandulla është një emër i njohur për policinë pasi dy vite më parë makina e tij shpërtheu si pasojë e vendosjes së tritolit, një vrasje që mbeti në tentativë. Pas ngjarjes Bandulla do të dëshmonte si më poshtë:

 “Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. 

Vetëm 3 muaj më parë se ti vendosej tritoli, ai u arrestua në flagrancë pasi, pak paras mesnatës së shtatorit të vitit 2020 pasi ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla. i cili banon në të njëjtën ndërtesë me autorin.

Bandulla kërcënoi me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull