Ilir Beqaj, ministri që hoqi nga rimbursimi fishat e diabetit

2 Minuta Lexim

Pak ditë më parë, gjatë fjalës së mbajtur në kongresin e “rilindjes” ministrja e Shëndetësisë, ndër të tjera deklaroi se do të rikthente marrjen falas të fishave të gjithë të sëmurëve me diabet, të cilët prem më shumë se shtatë vitesh i blejnë ato ndër farmcitë kundrejt shumës 50 lekë copa. Nje shumë lekësh jo e vogël po të kihet parasysh se pjesa dërmuese e 98 mijë të sëmurëve më diabet, mes të cilëve 12 mijë fëmijë, përdorin dy cop fisha në ditë, që don të thotë një shpenzim prej 100 lekësh çdo ditë, tre tremijë lekë në muaj etj. vetëm për një të sëmurë me diabet në familje. Një shumë që është sa 30% e vlerës së pensionit të invaliditetit, ose sa 25% e pensionit minimal të pleqërisë.

Në fakt sihariqi i dhenë nga ministresha e “rilindjes” nuk ka asgjë të re, po të kihet parasysh fakti se deri në vitin 2014 marrja e këtyre fishave nga të sëmurët me diabet ka qenë falas kurse shumën e rimbursonte shtetit.

Ai që e hoqi rimbursimin dhe i detyroi këta të sëmurë ti blejnë me vlerë të plotë, pra 50 lekë copa fishi, ishte Ilir Hamit Beqaj, atë kohë ministër i Shëndetësisë, simboli i propagandës  së “shëndetësisë falas”,  i akuzuar më pas për një serë aferash korruptive me dhënien me koncesion të “Checkup-it”, të laboratorëve, të Hemodializës etj., për disa nga të cilat PD ka ngritur ndaj tij padi penale deri tani të harruara sirtareve të SPAK.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull