Gjermania njeh patentat shqiptare, rregullat e reja nga 1 qershori

3 Minuta Lexim

Duke filluar nga 1 qershori patentat shqiptare do të njihen edhe në Gjermani. Marrëveshja është firmosur këtë të martë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, dhe ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku.

Është kënaqësi të jem këtu për të nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme. Që prej dy vitesh kemi iniciuar këtë proces. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në afrimin e vendeve tonë, është edhe një sinjal i rëndësishëm i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani. Kjo është një marrëveshje që ka të bëjë me një raport “ëin-ëin”. Do të përmirësojë edhe problemet e emigracionit. Është një sinjal i përafrimit edhe me BE-në për Shqipërinë. Është një hap i vogël në drejtim të Bashkimit Europian”, tha Luksic.

Më shumë se 15 mijë shqiptarë kanë konvertuar lejet e drejtimit në shtetet ku punojnë nga viti 2019-2021, deklaroi Balluku. Ministrja shtoi se përmirësimi i infrastrukturës dhe mësimdhënies për kursantët është reflektuar në uljen e numrit të aksidenteve.

Një rëndësi të veçantë ne i kemi kushtuar patentës me elementë të lartë sigurie, ashtu siç kërkohet nga partnerët e BE. Kemi përmirësuar infrastrukturës për mësimdhënien e kursantëve. Këto masa kanë ndikuar në rritjen e besueshmërisë. Rezultatet janë reflektuar me uljen e numrit të aksidenteve. Viti 2020 shënon revolucionin dixhital të testimit teorik dhe praktik. Sot për Tiranën na duhet vetëm 30 min për të lëshuar lejen e drejtimit. Gjermania nuk është vendi i vetëm. Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet. Janë në proces marrëveshjet me Spanjën, Turqinë, Bosnjën dhe Arabinë Saudite. 2019-2021 më shumë se 15 mijë shtetas shqiptarë kanë konvertuar patentat”,- tha ministrja.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

· Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

· Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull