Aktori Frank Langella është në qendër të një hetimi për ngacmim seksual mbi sjelljen e tij të supozuar në xhirimet e serialit të Netflix, “The Fall of the House of Usher”.
84-vjeçari është akuzuar për raste të shumta të sjelljes së papërshtatshme në setin e shfaqjes në British Columbia në Kanada, thanë burime e produksionit për TMZ të mërkurën (12 prill), por nuk është pushuar nga puna apo pezulluar.
Ndër incidentet e supozuara, tha burimi për gazetën, përfshijnë një shaka të treguar nga Langella që kishte ngjyrime seksuale, dhe një rast në të cilin ai preku këmbën e një aktoreje femër dhe bëri shaka, ‘A ju pëlqeu kjo?’.
Prodhimi i serialit të Netflix nuk është ndikuar nga hetimet pasi Langella nuk kishte asnjë skenë për të filmuar këtë javë, shkruan DailyMail.
Policia tha për median se nuk është paraqitur asnjë raport në lidhje me aktorin veteran. Një përfaqësues i Netflix i tha medias se kompania nuk komenton mbi ‘çështjet aktive të punësimit’.
Langella luan rolin e Roderick Usher në serialin, i cili u krijua nga Mike Flanagan.
Anëtarë të tjerë të kastit përfshijnë Mark Hamill, Carla Gugino, Willa Fitzgerald, JayR Tinaco, Mary McDonnell, Kate Siegel, Zach Gilford, Henry Thomas, Annabeth Gish dhe Malcolm Goodwin, sipas iMDb.
Langella është një aktor i kompletuar që ka punuar vazhdimisht në filma të shumtë që nga viti 1965.
Ai fitoi një nominim për “Oscar” në 2009 për performancën më të mirë nga një aktor në një rol kryesor për performancën e tij si presidenti i ndjerë Richard Nixon në filmin e vitit 2008 “Frost/Nixon”.
Ndër filmat e tij të shquar përfshijnë filmin e vitit 1979 “Dracula”, “Masters of the Universe” 1987. “Superman Returns” i vitit 2006 dhe “Robot & Frank” i vitit 2012.
Veterani i Hollywoodit foli për jetën e tij të dashurisë në librin e tij të kujtimeve të vitit 2012 “Dropped Names: Famous Men and Women As I Knew Them” pasi në të kaluarën ai ishte i lidhur me aktoret e ndjera Rita Hayworth dhe Elizabeth Taylor.
Ai ishte i lidhur me Whoopi Goldberg për pesë vjet pasi ata punuan së bashku në filmin e saj të vitit 1994 “Eddie”, sipas një raporti të vitit 2000 nga Variety.