Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë e rënies nga lartësia ka humbur jetën një punëtor, në zonën e Kasharit.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se ditën e sotme, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.