Përsëritet skema/ Zbulohet një tjetër rast prostitucioni në një qendër masazhi, pranga 29-vjeçarit (Emri)

2 Minuta Lexim

Një tjetër aktivitet i shfrytëzimit të prostitucionit, maskuar si qendër masazhi dhe spa-je është zbuluar në Tiranë.

Sipas njoftimit të bluve, një qendër masazhi në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, në pronësi të 29-vjeçarit Ardit Buci ushtronte aktivitetin e prostitucionit. I riu kishte punësuar 37-vjeçaren E.M e cila shfrytëzohej seksualisht, në këmbim të fitimit monetar. Policia ka arrestuar 29-vjeçarin, ndërsa e reja është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu,  u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull