Zbulohet grabitja qeveritare me incerenatorët/ 430 milion euro u dhanë pa vendim

3 Minuta Lexim

Çdo ditë që kalon buxheti i shtetit i paguan 90 mijë euro/ditë inceneratorit ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë ekonomike dhe jo vetëm. Koha që drejtësia të veprojë…Është jetike për SPAK që të bashkojë të 3 çështjet në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në vjedhjen e shekullit…

Nga Jorida TABAKU / Deputete *

Postimi i plotë:

E gjithë alibia e shumicës socialiste për 3 inceneratorët me vlerë 430 mln euro rrotullohej rreth një vendimi që kishte shpallur emergjencën mjedisore në Shqipëri. Një vendim që kryeministri e valëviti në Komision Hetimor e që më pas u bë publike në një shkrim të BIRN ku kuptohej qartë nuliteti i këtij vendimi që do të thotë në fakt mosekzistenca e tij.

Pikërisht për këtë vendim të marrë në shkurt 2014 i bëra një kërkesë zyrtare si deputete Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Mirëpo çuditërisht në përgjigjen e saj Ministria shprehet se një vendim i tillë i kësaj date nuk ekziston në protkollin e ministrisë.

Kjo do të thotë që 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve janë dhënë me një vendim që nuk ekziston as në protokollin e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit pra një vendim praktikisht inekzistent. Përgjigja e ministrisë do të thotë që janë dhënë 430 mln euro për 3 inceneratorët në favor të Gugalljas, Zotos dhe Mërtirit që në fakt fshehin pas tyre politikanët dhe ministrat e qeveritarët sot.

Ndaj është jetike për SPAK që të bashkojë të 3 çështjet në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në vjedhjen e shekullit.Raporti i opozitës të cilit i është bashnagjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro.

Çdo ditë që kalon buxheti i shtetit i paguan 90 mijë euro/ditë inceneratorit ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë ekonomike dhe jo vetëm. Koha që drejtësia të veprojë pasi Shqipëria luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar duhet ta ketë prioritet. Koha që SPAK mos të trembet nga sulmet politike!

* Kryetare e këtij Komisionit hetimor parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.  

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull