Arilena Ara është pjesë e projektit më të ri televiziv, “Piranjat” në rolin e moderatores.
Bashkë me aktorin Florian Binaj, Arilena do të drejtojë emisionin më të ri investigativ që do të startojë të martën që vjen në orën 21:00 në ekranin e ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë këngëtarja e cila ka ripostuar një link në Instastory.