Qytetarët boshnjak flasin pas tërmetit të frikshëm: Ishte e tmerrshme

2 Minuta Lexim

Qyteti boshnjak  Stolac ishte epiqendra e tërmetit të frikshëm që tronditi Ballkanin mbrëmjen e djeshme.

Qytetarët janë ende të tronditur nga lëkundjet 6.7 ballë , ndërsa shprehin trishtimin për vdekjen tragjike të 27-vjeçares Elmira Sefo e cila u zu poshtë rënojave në banesë.

Siç raportojnë nga vendi i ngjarjes, qytetarët janë të frikësuar duke komentuar tragjedinë e ndodhur mbrëmë. Shumë e kaluan natën në makina dhe shkurtimisht komentuan kalimthi: “Zoti na ruajt që kjo mos t’i ndodhë dikujt!”.

“Gjithçka na ktheu prapa… fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë. Ishte e tmerrshme, pothuajse askush nuk flinte, sepse, pas atij tërmeti të parë, kishte disa pak më të dobët”, tregojnë Jasmina dhe Razija nga lagjja Begovina.

Sipas raportit të Mbrojtjes Civile Kroate, tërmeti ka ndodhur në orën 23:07.

“Më 22 Prill 2022. Në orën 23:07, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në zonën e qytetit të Stolacit, me epiqendër në komunën e Berkoviqit, në Strupiqi. Me atë rast ka mbetur i vrarë një person dhe disa persona kanë pësuar lëndime të lehta”.

Gjatë tërmetit janë shkaktuar dëme materiale në objekte të rrënuara dhe rrëshqitje të dheut në rrugët e disa qyteteve.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull