Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka marrë pjesë në meshën e Pashkëve Ortodokse, ku është vënë re nga ekspertët nervozizmi i tij duke kafshuar buzët.
Megjithatë, gjuha e tij e trupit gjatë qëndrimit, sipas mediave ndërkombëtare, tregon shumë për gjendjen e tij mendore aktualisht.
Ekspertët janë ndalur tek kafshimi të buzëve nga ana e kreut të shtetit rus.
Duke pasur parasysh raportet e mëparshme për shpërthimet e zemërimit nga presidenti, duket se Putin është i vetëdijshëm se pushtimi i tij nuk po shkon sipas planit. Madje në media thuhet se Putini ka burgosur disa prej njerëzve të tij më të afërt, duke i akuzuar për dështimin në luftën në vendin fqinj.