Droga e rrezikshme “bonzai”/ Kanabisi sintetik po shitet në Shqipëri. Pasoja fatale nga përdorimi

2 Minuta Lexim

Operacioni antidrogë që çoi 101 persona nën hetim në Korçë nxori në dritë një të vërtetë tronditëse. Në Shqipëri nga trafikantët po shitet një drogë sintetike me pasoja fatale e cila në gjuhën e përdoruesve quhet Bonzai ndërsa shkencërisht njihet si kanabisi sintetik.

Bonzai është një drogë e re në trajtën e një bime të tharë e cila spërkatet me kimikate të rrezikshme për të cilat edhe shkencërisht dihet shumë pak.

“Bonzai ngatërrohet me kanabisin por nuk është e njëjta gjë. Bima e thatë spërkatet me kimikate të rrezikshme të prodhuara nga njeriu në laborator dhe ka efekte shumë të dëmshme….’ tha  Toksikologia Amarda Gashi.

Sipas mjekes toksikologe efektet e Bonzait janë shumë të rrezikshme që ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik, madje mund të shkaktojnë dhe vdekjen.

:Shkakton ankth i  çon përdoruesit drejt vetvrasjes, pafunizim të zemrës me gjak, dëmtim në veshka, vdekje”- shtoi Gashi.

Mjekja tregon se gjatë muajve të fundit në repartin e toksikologjisë kanë mbërritur disa pacientë që dyshohet se kanë qenë përdorues të bonzait por kjo nuk mund të vërtetohet pasi toksinat e kësaj droge të re nuk kapen nga laboratorët.

Bonzai ka joshur trafikantët për ta shpërndarë mes përdoruesve pasi është një drogë e re që kushton shumë më lirë se heroina dhe pasojat vdekjeprurëse të saj nuk njihen nga shumica e përdoruesve të cilët gënjehen nga dukja dhe mendojnë se po tymosin vetëm hashashin e zakonshem.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull