I shtypën qenin me makinë, Ibrahim Duda plagos rëndë dy vëllezërit në Sarandë

1 Minuta Lexim

Mbrëmjen e djeshme, në Sarandë, një 43-vjeçar, i quajtur Ibrahim Duda, plagosi me thikë dy vëllezërit adoleshentë, 16 dhe 18 vjeç, për shkak se këta të fundit i kishin shtypur qenin me makinë.

Pas ngjarjes autori u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Duda është përdorues i drogave të forta, dhe njihet si person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull