Pesë stacione treni në pjesën qendrore dhe perëndimore të Ukrainës janë përfshirë nga zjarri.
Sulmi u konfirmua nga kreu i hekurudhave, Oleksander Kamyshin, i cili tha televizionit ukrainas se bombardimet ndodhën brenda një ore.
Mediat e huaja raportojnë për viktima, por ende nuk ka një shifër të qartë.
“Një prej trenave që kishte mbi 16 pasagjerë është vonuar për në destinacion. Ka pasur dëme materiale, pasi rusët po vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, shtoi Kamyshin.
- Kjo nuk është hera e parë që stacionet e trenave kanë rënë sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Në prill, rreth 50 persona u vranë pasi forcat ruse kryen sulme ajrore në një stacion të trenave në Kramatorsk.