Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen mesjavën tjetër në teatrin ‘Skampa’ të Elbasanit me pjesën humoristike ‘Kur ikën macja’.
Është një pjesë e mbushur plot me humor nën interpretimin e aktorëve brilantë të humorit Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro.
Regjia: Kiço Londo.
Artdashësit elbasanas mbushin gjithnjë sallën e teatrit, por për këtë pjesë duket se duhet rezervuar që më parë.
Pjesa do të ngjitet në skenë të mërkurën dhe të enjten në datat 27 dhe 28 prill ora 19:00.
Mund të rezervoni menjëherë tani në 0694825145.