Dushi në mënyrë të gabuar, shkakton rënie të flokëve

1 Minuta Lexim

Mënyra se si ju laheni, mund të ndikojë në rënien e flokëve.

Këtë e tha Sam Cinkir, CEO i “Este Medical Group” i cili u shpreh se janë njerëzit që bëjnë dush të nxehtë ata që rrezikojnë më shumë të dëmtojnë flokët e tyre.

Ai shpjegoi se kjo është për shkak të efektit që ka uji i nxehtë në rrjedhën e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të fijeve të flokëve, shkruan The Sun.

“Dushi mund të na ndihmojë të relaksohemi, por ai me ujë  shumë të nxehtë mund të shkaktojë shumë dëmtime në lëkurën dhe flokët tuaj. Uji i nxehtë ngadalëson rrjedhjen e gjakut dhe skalpi juaj ka nevojë për qarkullim të mirë për të inkurajuar rritjen e shëndetshme të flokëve”, u shpreh ai.

Por, nuk është vetëm rënia e flokëve që mund të shkaktojë dushi i nxehtë, ai mund të shkaktojë edhe zbokthin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull