Klement Bon sekretari francez i shtetit ka hapur mbrëmjen e sotme natën franceze në Tiranë në kuadër të nismës së qeverisë për javët ndërkombëtare të kulturës.
“Jam shumë i lumtur të drejtoj këtë video me këtë rast të veçantë të këtij eventi. Jam shumë i lumtur sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë në Francë.
Dhe pak ditë na ndajnë nga caktimi i momentit që lidhet me të gjithë ne, me konferencën mbi të ardhmen e Europës ku janë përfshirë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ne duhet të mendojmë të gjithë bashkë të ardhmen e kontinentit tonë.
Mendoj edhe përpjekjet që duhet të bëjmë përkrah jush në javët e ardhshme, shpresoj me rezultate shumë konkrete për të hapur negociatat drejt BE sepse rruga europiane, fati europian i Shqipërisë, ju e dini që unë jam angazhuar personalisht, është një nevojë e ndërsjellë që na bashkon.
I di përpjekjet që shoqëruar juaj ka bërë në këtë drejtim dhe jam i bindur që do të formojnë një Europë të bashkuar. Edhe ju në Shqipëri e dini çmimin e konfliktit. Dua të falenderoj përpjekjet e përditshme që vendosin ura mes nesh”, deklaroi ai.