Minerali kundër lodhjes e përqendrimit të dobët

2 Minuta Lexim

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se tre miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në vende me mungesë jodi. Përveç magnezit dhe selenit, jodi është një nga mineralet më të mangët në trupin tonë.

Jodi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide, dhe rrjedhimisht funksionimin e trupit tonë në tërësi. Pasojat e mungesës së jodit mund të jenë lodhja, depresioni, përqendrimi i dobët. Mungesa e jodit gjithashtu mund të çojë në një ngadalësim të metabolizmit dhe rrjedhimisht shtim në peshë. Duhet të dini gjithashtu se jodi është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit.

Doza zyrtare e rekomanduar ditore është 150 mikrogramë, por kjo dozë është shumë më e ulët se ajo e përdorur nga mjekësia alternative.

Një nga provat se sasitë shumë më të mëdha të jodit janë të sigurta është fakti se japonezët janë ndër kombet më të shëndetshëm në botë. Mesatarisht, ata konsumojnë rreth 13 miligramë jod në ditë, që është rreth 80 herë më shumë se dozat e rekomanduara.

Një nga mënyrat më të lehta për të marrë jod të mjaftueshëm është ngrënia e ushqimeve të pasura me jod. Burimet më të pasura të jodit janë algat, ananasi, angjinarja, shpargu, peshku i detit dhe kripa e tryezës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull