Pas disa javësh në luftë, rusët kanë arritur të marrin kontrollin në qytetin e madh ukrainas Kherson.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Khersonit, Igor Kolykhaev, i cili me anë të një postimin në Facebook-un e tij shkruan se ushtarët kanë hyrë në ndërtesën e Këshillit të Qytetit Kherson dhe se edhe rojet e kësaj ndërtese i kanë zëvendësuar me rus.
“Burra të armatosur hynë në ndërtesën e Këshillit të Qytetit Kherson, morën çelësat dhe zëvendësuan rojet tona me të tyret” shkruan ai.
Mediat e huaja shkruajnë se edhe flamuri ukrainas që ishte në ndërtesë është hequr.