Arjola Demiri shfaqet krah kryeministrit Edi Rama: “Me një artist të përjetshëm”

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka shtruar ditën e sotme iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit. Mes besimtarëve të pranishëm ishte edhe aktorja e humorit Arjola Demiri e cila ka shpërndarë foto në llogarinë e saj në Instagram.

Ndër fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj, ish-banorja e BBV publikoi edhe një foto me kryeministrin Rama.

“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”- shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.

Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Madje, gjatë fushatës ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull