Studimi: Ky është çelësi kryesor i suksesit për të shkëlqyer në profesionin që keni

3 Minuta Lexim

Për njerëzit që janë më të mirët në fushën e tyre, pasioni është absolutisht faktori kryesorAi është çelësi thelbësor i suksesit– thotë Hermundur Sigmundson, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universtitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU).

Studiuesit në NTNU, në bashkëpunim me disa institucione të tjera, morën në studim një grup futbollistësh të talentuar meshkuj, për të parë se cilëfaktorë përcaktojnë se cili prej tyre do të jetë më i miri. Ata zbuluan se spikat një veçori specifike:një pasion i zjarrtë për futbollin.

Pjesëmarrësit në studim ishin lojtarët e ekipit elitar Sogndal, dhe të ekipi rajonal të djemve 1415 vjeçarë, Sogn og Fjordane. Të gjithë këta lojtarë janë futbollistë shumë të aftë.Studiuesit u ndihmuan në studimin e tyre edhe nga një ekip stërvitor, që përzgjodhi më të mirët nga këta futbollistë të talentuar.

Lojtarët iu përgjigjën një pyetësori në lidhje me pasionin, guximin dhe mentalitetin e tyre pozitiv. Rezultatet e studimit u botuan së fundmi në Neë Ideas in Psychology.Pjesëmarrësit në studim përfshinin 25 lojtarë elitarë dhe 21 lojtarë rajonalë të grupmoshë14-15 vjeç.

Në grupin më të vjetër, studiuesit krahasuan lojtarët e renditur të parit me 8 lojtarët e renditur në fundTek grupi më i ri, studiuesit krahasuan lojtarët me renditjen më të lartë me 7 lojtarët më renditjet me të dobët.

Ne nuk gjetëm asnjë ndryshim në mendjen dhe mentalitetin pozitiv të lojtarëve. Dallimi i qartë ishte në lidhje me pasionin e tyre”- thotë Sigmundson. Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët në këtë studim ishin meshkuj. Më herëtSigmundson dhe kolegët e tij kishin zbuluar se pasioni është më i rëndësishëm për burrat sesa për gratë.

Pra pasioni nuk është domosdoshmërisht aq vendimtar për suksesin e grave. Rezultatet janë gjithashtu të vlefshme jo vetëm në sporte të tjera, por në fusha krejtësisht të ndryshme, si shkolla dhe puna. Pra, guximi dhe një mentalitet pozitiv, mund të të çojnë në një rrugë të gjatë në rrugën drejt përsosmërisë. Por nëse vërtet dëshiron të jesh më i miri absolut në njëfushë, çelësi është të kesh një pasion të zjarrtë për atë që bën përditë./Bota.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull