Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në, Oliver Varhelyi vjen sot në Tiranë

1 Minuta Lexim

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë.

Zyrtari i lartë evropian do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat.

Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan. Takimet kanë nisur më 25 prill ndërsa do të përfundojnë më datë 28, në Tiranë. Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin vizitoi, Shkupin dhe Sofjen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull