Liria në pikëpyetje

13 Minuta Lexim

Dr. Eris RUSI*

Mbi romanin “Kënga e Bilbilit” nga autori bullgar Stefan Ivanov –

një grua nuk është vetëm trup, flokë, sy, duar. Gruaja është rrezatim. Ti rrezaton besim. Ti më bën të besoj– “Kënga e Bilbilit”

Letërsia dhe arti në përgjithësi kanë mundësi të zbutin dhe të kapërcejnë të gjitha honet e errëta të jetës. Këtu mund të sjellin për krahasim një nga emrat më të shquar të kulturës njerëzore, Aristotelit, i cili rreth 24 shekuj më parë shkruante: “I gjatë është arti, e shkurtër jeta”. Ky perceptim, më ka shtyrë të mendoj gjithmonë që krijimi artistik është një gatim i mbrujtur me lëndën e shpirtit, e ajo çka secili nga ne do dhe e beson, lidhet me pavdekshmërinë e këtij të fundit.

Për letërsinë thuhet që nuk të lejon të ecësh, por tëlejon të mbushesh me frymë dhe me këtë nevojë për frymëmarrje, për refleksion, Stefan Ivanov iu ka mundësuar lexuesve një vështrim të historisë sëBullgarisë në periudhën e regjimit komunist, ku njerëzit, jetët, fatet e zakonshme, përngjajnë me jetën e shqiptarëve nën regjimin diktatorial. Nëse përshkrimet e ambienteve do të bëheshin paidentifikuar vendin e origjinës, lexuesit shqiptar do t’i dukej sikur në faqet e librit do të gjente Shqipërinë e diktaturës komuniste: i njëjti dorëzim tek njerëzit e thjeshtë, e njëjta përulje ndaj regjimit, e njëjta klimë frike, përgjimi, të njëjtat ndërhyrje, të njëjtat privilegje për zyrtarët dhe i njëjti horizont i ngushtë shpresash dhe mundësish, ku tërrallë ishin ata që mund të ngriheshin drejt, pa u shtypur nga makineria shtetërore e kohës.

Romani ka një simbolikë të veçantë në titull: Kënga e bilbilit, që është paradoksi i kohës kur njerëzit angazhoheshin nga regjimi për t’u bërë sytë dhe veshët e pushtetit popullor, bilbilat me pagesë në shërbim tësigurimit të shtetit. Po rrëfimi nis me shtjellimin e personazheve që kanë secili një histori të veçantë, e qëmë pas gërshetohen në subjektin e veprës, duke dhënëe marrë me njëri tjetrin.

Tabloja e jetës bullgare, me fatet njerëzore tëpërshkruara në libër, tregon se rënia në barbari, nëyshtjen nga rrëgjimi, është mjaft e lehtë, një rrezik kundër të cilit nuk ka ilaç përfundimtar. Atje ku cungohet liria e njeriut dhe ku shteti kërkon të infiltrojëmekanizmat e vet të kontrollit, mund të funksionojëvetëm jeta e dhunshme dhe policore edhe kur diktatura bie, është e vështirë të hidhen rrënjët e ndryshimit, për sa kohë njerëzit, metodat e zakonet e saj bëhen pasues të ndryshimit të ri.

Dhe cila është “Kënga e Bilbilit”, detyra e tij? Tëmbledhë informacion, të nxisë revoltë dhe trazira, e pastaj t’i shesë në duart e sigurimit të shtetit bashkëpunëtorët, sepse e tillë është makineria doktrinale: një përbindësh totalitar, unik, e në shumëraste gjakësor, ku individi duhet të jetë kolektivitet.

Por, shtresëzimi i dytë i titullit të librit, lidhet me domethënien lirike të emërtimit “bilbil”, një zog që i këndon dashurisë e mediton rreth saj.

Pasazhe të tilla janë të rralla, e pikërisht për këtë, janëtë veçanta në tekst:

Asnjëherë nuk ke si ta dish cfarë të pret, – u mundua të fitojë kohë Manoli, ndërkohë që zemra po i rrihte si e çmendur dhe ishte gati të dilte nga vendi. – një grua nuk është vetëm trup, flokë, sy, duar. Gruaja ështërrezatim. Ti rrezaton besim. Ti më bën të besoj…Dhe po më pyet pse jam pranë teje? Edhe përbindeshi më i madh të ishe, edhe prostituta më e madhe, unë përsëri do të ndjehesha mirënjohës për këto momente që kam kaluar me ty…”

Mendoni pak, fjala “besim” si Graali i shenjtë, në njëkohë kur mosbesimi ishte gjithçka për ata që frymonin nën diktaturë.

Ky libër iu drejtohet lexuesve të rinj, ata që nuk kanënjë kujtesë të jetuar nga periudha e komunizimit dhe qëgjithë sa dinë, janë fjalë të kthyera në shablone pa ndonjë rëndësi të veçantë, për një kohë të errët nga ku vështirë se mund të dallojnë gjë.

Ky lloj lexuesi, do të habitet kur të kuptojë që një pjesëe panoramës së përshkruar në libër, jo vetëm që nuk qëndron e ngërthyer tek e djeshmja e mbyllur, por ështënjë tingull që kumbon fort mirë edhe sot, me njëaktualitet që dëshmon se e djeshmja, fatkeqësisht, i ka trashëgimtarët e së keqes edhe në përditshmërinë ku jetojmë.

Së dyti, është lexuesi që ka lënë një pjesë të vetes dhe të viteve në kohën e diktaturës. Ky lloj lexuesi mund tëendet më lehtë në labirintet e librit. Temat që trajton autori janë të njohura për këtë lloj lexuesi, që nga deviza që ne e dimë shumë mirë: në çdo tre vetë njëri është spiun”, deri tek ushtria me detyrim, rekrutimi nga sigurimi i shtetit, numri i mbyllur në shkolla, apartamentet si kuti shkrepëse, sjelljet vagabondë që nëmjaft raste nënkuptonin flokë dhe favorite të gjata, për të mbërritur tek njëtrajtësia, uniformizmi, e folura kolektive, e qeshura kolektive, histeria kolektive qëishte frymë e kohës.

Jetojmë në post diktaturë dhe jemi të prirë të jemi ende masë. Madje sot edhe më keq se dje, është vështirë tëdallohet ku fillon e ku mbaron dikush, individualitetet janë të rralla e politika e zbrazët ofron të njëjtin qiell tëngushtë, të njëjtat ëndrra të lodhura, të së dikurshmes totalitare. Pa e ekstremizuar kohën e sotme, besoj senjë lloj drithërime duhet ta ketë secili prej nesh, duke e ditur që shpesh herë na takon të flasim në emër tëmasës, të hiqemi në emër të masës, madje të bëjmë keq në emër të masës.

Për këto kategori lexuesish, “kënga e bilbilit” është njëvepër e ndërthurur me linja motivesh të veçanta dhe tëtrajtuara me mjeshtëri. Shkrimtari kërkon të sjellëlexuesin në shtegun e hapur prej tij, ku modeli i së mirës dhe vlerat pozitive të jetës së njeriut, arrijnë tëmbijetojnë edhe në kohët më të këqija. Ai komunikonme zërin që ushqehet nga pasioni dhe e vërteta, në një gërshetim të elementit historik, me zërin e shumëfishtë të cdo lexuesi, që e kthejnë leximin e romanit në një reflektim për ta kuptuar, për të mos u pajtuar me të keqen, si dhe për të jetuar me dinjitetin dhe vlerat që e lartësojnë dhe e bëjnë të çmueshme ekzistencën në botë të secilit prej nesh.

* Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e RE”, Korçë

* Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve në kuadër të projektit “Rrjeti i kritikës letrare”, mbështetur nga projekti READ, financuar nga Bashkimi Europian.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull