Kushti që e ndau Evropën më dysh/ Kush po e paguan gazin rus me rubla?

2 Minuta Lexim

Pavarësisht luftës dhe pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdon me eksportet e gazit, teksa Evropës ende nuk ka një marrëveshje për embargo ndaj tij.

Si kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura nga Perëndimi, Vladimir Putin vendosi kusht se kushdo që do të marrë gazin rus duhet të paguajë me rubla, ndërkohë që u është mbyllur çezma Polonisë dhe Bullgarisë.

Kërkesa ngjalli shumë diskutime, duke qenë se nëse ajo plotësohej, disa nga bankat ruse të bllokuara nga sanksionet do të rihapeshin duke lehtësuar ekonominë ruse. Por, gjithsesi disa shtete perëndimore pranuan.

Kush po e paguan gazin rus me rubla?

Deri më tani Gjermania, Hungaria dhe Rumania kanë rënë dakord me kërkesën e Putinit, edhe pse Presidentja e komisionit Evropian të BE-së paralajmëroi masa të rënda për shkak se kjo do të thoshte “shkelje” e sanksioneve të miratuara nga vetë këto shtete.

Ndërkohë, me rubla pritet të paguajnë dhe Austria dhe Italia. Kjo kërkesë e Putinit u pa si një plan i mirëfilltë për të përçarë Evropën dhe Perëndimin, ndërsa duket se deri më tani ja ka dalë.

Nga një anë janë shtetet si SHBA që kanë ndaluar furnizimin me gazin rus dhe janë pro embargos ndërkombëtare, e nga ana tjetër shtetet si Gjermania, që e kundërshtojnë fort këtë ide duke pranuar dhe tekat e Putinit.

Evropa po sheh dhe opsione të dyta të furnizimit me gaz, si Azerbajxhani, Nigeria, apo dhe nga vetë SHBA-të, e megjithatë teksa këto plane qëndrojnë vetëm në letër, Rusia vijon ‘rrëmben’ nga Evropa paratë që i duhen për të luftuar në Ukrainë.

(Harta e furnizimit të Evropës me gazin rus)

Kushti që e ndau Evropën më dysh/ Kush po e paguan gazin rus me

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull