Topalli para Kuvendit: S’është nevoja për karrige për të bërë beteja të vërteta

1 Minuta Lexim

sh-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD.

Përpara hyrjes në ambientet e Pallatit të Kongreseve ajo ka dhënë një deklaratë për mediat. Topalli ka thënë se nuk është hera e parë që PD gjendet në vështirësi, por nuk është tërhequr përpara sfidave.

“Sot është një moment kur PD mund të kthehet te vetja e saj. Kam besim se do ta bëjë. Kemi kaluar shumë herë momente të vështira por nuk jemi tërhequr. Jemi hedhur në besimet tona. Është rasti për ta bërë edhe njëherë. Unë ndoshta mund të them një gjë.. Edhe pa qenë në krye të PD.

Edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e saj. Nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja. Besoj se duhet të bëjmë beteja të vërteta.

E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Te njerëzit e thjeshtë. Tea ta që kërkojnë një opozitë reale. Nuk ka dëm më të madh se t’i japësh vendit një opozitë farsë. Dhe sot është dita për të bërë kthesë”, deklaroi Topalli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull