U tha se në fundjavë do të bëjë dasmë, Ilir Shahqiri poston foton: Duke pritur krushqit

2 Minuta Lexim

Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar në rrjet lajme të ndryshme se balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të martohej këtë fundjavë. Publiku u bë shumë kurioz rreth dasmës që pritej të bëhej ditën e sotme.

Madje u tha se ish-banori i “Big Brother VIP” bashkëshortja e tij, Emanuela, do të organizonin një ceremoni tjetër dasme, pasi e para nuk kishtë qenë ashtu si ata e kishin ëndërruar.

E jo vetëm kaq, pasi u përfol se koreografi i dashur për publikun kishte zgjedhur ta zhvillonte ceremoninë në një restorant pranë bregdetit të qytetit të Durrësit.

U tha se në fundjavë do të bëjë dasmë, Ilir

Kujtojmë se pak muaj më parë në “Big Brother Vip 1” Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni të thjeshtë martesore. Ceremonia e mbajtur në një bashki në Itali si dhe një darkë private me 14 persona duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për Ilirin, i cili ka vendosur ta shohë dhe njëherë gruan e tij të veshur me të bardha.

Si duket, fituesi i edicionit të parë të BB VIP, këtë herë do të ketë një ceremoni më të madhe, por pjesë e gëzimit të tij nuk do të jenë më shumë se 100 të ftuar ashtu si u aludua.

U tha se në fundjavë do të bëjë dasmë, Ilir

Ditën e sotme, Iliri ka ndarë për ndjekësit foton e parë të “dasmës”. Balerini shfaqet i shtrirë në një shezlong në plazh ka shkruar: “Tu prit krushqit” bashkangjitur me emojin e dy bretkosave dhe një gorille.

E pra si duket i gjithë lajmi ka qenë një gënjeshtër dhe këtë e konfirmoi Iliri me “krushqit e tij” specialë.

U tha se në fundjavë do të bëjë dasmë, Ilir

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull