Në pranga janë vënë 19 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë sekuestruar 485, 5 kg drogë. Policia gjithashtu ka sekuestruar armë, automjete dhe peshore elektronike që përdoreshin nga trafikantët.
Njoftimi i Prokurorisë së Korcës:
Shtatë operacionet që çuan në arrestimine 19 shtetasve dhe sekuestrimin e 485, 5 kg lëndë narkotike
Hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi referimet e bëra nga Drejtoria Vendore e Policisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal, ka rregjistruar disa procedime penale në përfundim të punës së saj 6-mujore.
Prej datës 07.11.2021, nën drejtimin e Prorkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Korçë, janë kryer 7 (shtatë) operacione të quajtura “Restart”, në kuadër të Trafikimit të Lëndëve Narkotike si më poshtë:
Nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022.
Numri total i të arrestuarve – 19.
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar – 485, 5 kg.
Prova materiale të sekuestruara – 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe1 armë zjarri automatike dhe1 krehër me 9 fishekë pa leje.