E FUNDIT/ Goditet me thikë 15-vjeçari, plas sherri mes adoleshentëve në Durrës

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Një adoleshent ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

“Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull