Italia është shokuar nga një ngjarje e rëndë ku një 57 vjeçar ka vrarë në gjumë familjarët e tij.
Alessandro Maja, ka goditur me çekiç në gjumë gruan e tij Stefania Piveta 56 vjeç dhe vajzën Xhulia, 16 vjeç të cilat kanë humbur jetën.
Bëhet e ditur se në gjendje të rëndë është djali i tij 23 vjeç Nikolo.
Ngjarja ka ndodhur brenda banesës në Samarate, në provincën e Vareses në Lombardi, ku pas krimit autori ka tentuar t’i vërë flakën vetes.
Kanë qenë fqinjët ato që kanë njoftuar policinë pas ulërimave të dëgjuara në familjen ku ndodhi krimi.