Dëmtime që zgjasin 20 vite, zbulohen pasojat që COVID lë në tru

2 Minuta Lexim

Forca goditëse e virusit Covid-19 duket se ka arritur në një pikë, ku nuk shqetëson më askënd, pasi vdekshmëria ka arritur thuajse në pikën zero dhe shumica e vendeve kanë hequr masat mbrojtëse, të vendosura në kohën e pikut të pandemisë.

Por, një studim i fundit që është kryer nga Universiteti i Kembrixh në Britani ngre dyshime mbi pasojat afatgjata që Covid mund të shkaktojë në trurin e të prekurve, të cilat mund të zgjasin deri në 20 vite.

Sipas këtij studimi, personat që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë shtruar në spital prej Covid-19, mund të vuajnë dëmtime në tru që zgjasin deri në gjashtë muaj.
Ndër simptomat, përfshihet vështirësia për të gjetur fjalët e duhura dhe aftësia për të procesuar me informacionin e marrë në një kohë të shkurtër.

Studiuesit theksojnë se nga 60 mijë persona që u gjendën nën kujdesin intensive të mjekëve prej Covid-19 në Britani gjatë vitit 2020, 46 prej tyre kanë vuajtur dëmtime të rënda në tru.
Anestezisti dhe eksperti i sëmundjeve neurologjike, Profesor David Menon tha: “Ne morëm nën studim disa pacientë, deri në 10 muaj pas gjendjes së tyre të përkeqësuar dhe arritëm të shohim një përmirësim fare të vogël”.

Sipas profesorit, shumica e këtyre individëve nuk do të arrijnë të rikuperohen kurrë nga pasojat e lëna prej Covid-19 dhe virusi mund të “ngrijë” trurin e tyre, duke bërë të vështirë shpërndarjen e gjakut dhe oksigjenit.

Universiteti i Kembrixhit gjithashtu ka zbuluar se efektet e dëmit nga Covid-19 janë të barabarta me humbjen e deri në 10 pikëve nga testi i IQ-së, që ka një mesatare prej 100 pikësh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull