Protesta në Rinas/ Fëmijët braktisin mësimin dhe ulen këmbëkryq në asfalt: Nuk shkojmë dot në shkollë

1 Minuta Lexim

Banorët e Rinasit kanë dalë dhe ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar vendimi ne ARRSH, për të kthyer rrugën e aeroportit me një sens lëvizjeje.

Së bashku me prindërit e tyre, ditën e sotme ishin dhe fëmijët të cilët bojkotuan mësimin. Ata ankohen se tashmë ju duhet të bëjnë një rrugë shumë më të gjatë për të shkuar në shkollë, duke ua vështirësuar jetesën. Të ulur këmbëkryq në asfalt, fëmijët përsëritën një zëri thirrjen e prindërve për zgjidhje të problemit të tyre.

Nga ana tjetër edhe mësuesi i shkollës së fshatit, tha se 90 % e nxënësve nuk janë paraqitur sot në shkollë, ndërsa  shqetësim pasi devijimi i rrugës e detyron dhe atë vetë të bëjë më shumë kilometra, pasi vjen që nga Fushë-Kruja.

“90 % e fëmijë nuk kanë qenë sot në shkollë. Ne kemi ardhur sot rreth e qark. Nuk ka rrugë tjetër. Unë vij nga Fushë Kruja dhe duhet të bëjmë 30 km”, u shpreh mësuesi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull