Komediani i njohur, Dave Chappelle, është sulmuar ditën e djeshme në skenën e Hollywood Bowl nga një fans.
Imazhet e publikuara në rrjet nga ngjarja e mbrëmjes të së martës të “Netflix Is A Joke”, tregojnë një burrë që ngjitet në skenë duke goditur Dave dhe më pas tenton që t’i shmanget sigurisë.
Jamie Foxx, i cili po e shikonte shfaqjen në një cep të skenës, ka nxituar për të ndihmuar në ndalimin e sulmuesit, i cili më pas thuhet se është rrahur nga sigurimi i Chappelle’s sapo është kapur.
“Ishte një burrë trans”, tha komediani i njohur me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike.
Chappelle gjithashtu shpi teksa mori mikrofonin pas sulmit: “Do ta vras atë n…”.
Raportet kontradiktore tregojnë se i dyshuari mund të ketë qenë i armatosur me një armë dhe thikë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga policia e Los Angelesit.
Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Incidenti i parë ishte ai i aktorit Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar.