Chelsea në rrezik/ Nuk do marrë pjesë në Premier League sezonin tjetër nëse…

2 Minuta Lexim

Chelsea rrezikon pjesëmarrjen në Premier League vitin e ardhshëm për shkak se ka mbetur pa pronar.

Është një javë vendimtare për shitjen e Chelseat, derisa koncorsiumi i Todd Boehlyt ka hyrë në periudhën pesë-ditore të ekskluzivitetit, në tentim për ta arritur marrëveshjen

Është më shumë se vetëm një formalitet, por pasi u konsiderua si ofertuesi i preferuar të premten, pronari i një pakice të klubit të Major League Baseball, Los Angeles Dodgers, po konsiderohet si favorit për ta marrë në dorë klubin nga miliarderi rus, Roman Abramovich.

Në garë së fundmi ka hyrë edhe pronari i Nice, Sir Jim Ratcliffe, njofton “cbssports”. Miliarderi britanik, i cili jeton në Monaco, e kaloi procesin duke ofruar afro 5 miliardë euro.

Ai ishte munduar ta blinte klubin anglez edhe në vitin 2019, por ai nuk mund të bëjë progres derisa të përfundojë periudha e ekskluzivitetit për grupin e Boehlyt. Chelsea duhet të shitet maksimumi deri më 31 maj, para se të mbyllet licenca speciale e lëshuar nga Qeveria britanike për këtë klub.

Përndryshe, klubi rrezikon të mos jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret për garim dhe mund të jetë i detyruar t’i ndërprerë garat në gjysmë të sezonit, apo edhe më keq.

Data absolute e fundit është 8 qershori, kur Premier League bëhet gati për sezonin 2022-23. Nëse Chelsea është pa licencë deri në atë kohë, ky klub nuk do të lejohet të garojë në sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull