Konsumimi i ushqimeve që rritin ndjeshëm rrezikun për kancer

2 Minuta Lexim

Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kontrollohen rreziqet që fshihen në ushqimet e paketuara. Ka ushqime që përmbajnë konservues që rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Nutricionistja Blair Persyn ka folur lidhur me këtë problem për revistën Eat This, Not That.

“Nitritet prodhojnë komponime N-nitroso (NOC) në trup, të cilat janë kancerogjene të mundshme. Gjithashtu, nitratet në zorrë mund të shndërrohen në nitrite, gjë që është gjithashtu shqetësuese sepse ato shkaktojnë dëme të ADN-së, duke çuar në kancer”, është shprehur ajo.

(Foto: NBC News)

Një studim i Oksfordit ka bërë krahasimin e rreziqeve të zhvillimit të kancerit te njerëzit që konsumonin nitrate dhe nitrite dhe ata që nuk konsumonin. Rezultatet treguan se konsumimi i rregullt i produkteve që përmbajnë nitrate rrit rrezikun e kancerit të gjirit me afërsisht 25 për qind.

Përveç kësaj, konsumimi i sasive të mëdha të ushqimeve që përmbajnë nitrite rrit rrezikun e kancerit të prostatës me gati 60 për qind.

(Foto: Food Navigator)

“Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, unë theksoj se nitratet dhe nitritet janë treguar të jenë kancerogjene për kafshët”, ka shtuar Persyn.

Ajo i këshillon njerëzit që të reduktojnë konsumin e mishit të përpunuar, sepse rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit. Mishi i përpunuar përfshin hot dog, sallam, salsiçe dhe të ngjashme.

“Gjithashtu mund ta zvogëlojmë rrezikun e kancerit duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, si spinaqi, karotat, brokoli dhe patatet”, ka përfunduar nutricionistja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull