31-vjeçari u var në qelinë e burgut/ Në pranga 3 policë, akuzat që rëndojnë mbi ta (EMRAT)

1 Minuta Lexim

3 efektivë policia kanë rënë në pranga për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në ambientet e komisariatit u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta.

Të arrestuarit janë Bexhet Berberi, Rushit Kola,të dy me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar. Mësohet, se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

31-vjeçari ishte arrestuar pasditen e djeshme rreth pasi dyshohej se kishte vjedhur një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. Arrestimi i tij kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së qytetit, pasi në një banesë të vjedhur, u gjetën shenjat e gishtërinjve të tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull