Parada e tmerrit/ Babai i dy fëmijëve “masakrohet” për vdekje nga briri i demit gjatë festivalit (VIDEO)
Shpërndaje
2 Minuta Lexim
Shpërndaje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë një festivali tradicional spanjoll.
Sipas mediave të huaja burrë është goditur për vdekje me bri në mes të këmbëve para gruas dhe të bijës, teksa merrte pjesë në një festival tradicional të demave në Spanjë.
50 vjeçari Oscar Rodriguez Calleja, u dërgua me urgjencë në spital pas goditjes nga demi 500-kg i quajtur Rodillero, në festivalin at Fiesta del Verdejo në qytezën La Seca, pranë Valladolid, në veri të Spanjës.
Pamjet e rënda të incidentit që ndodhi më të dielën më 1 maj, u publikuan sot teksa tregonin momentet kur demi del i tërbuar nga kafazi i tij i drunjtë, duke u kthyer menjëherë djathtas për të goditur njerëzit prapa barrierave mbrojtëse.
Babai i dy fëmijëve kapet i papërgatitur dhe ngrihet në ajër nga forca e brirëve e më pas e përplaset përtokë pa mëshirë.
Spektatorë shihnin të tmerruar sesi Oscar goditej nga brirët ndërsa familjarët e viktimës u përfshinë nga paniku dhe u dërguan bashkë me të në qendrën shëndetësore.
50-vjeçari u dërgua në qendrën Medina del Campo Hospital për t’u operuar por nuk arriti të mbijetojë.
Festivali Fiesta del Verdejo ku ndodhi tragjedia zhvillohet çdo vit prej 2008.
Edhe në janar një burrë u godit për vdekje nga briri i demit në festivalin e Puerto Serrano në provincën jugperëndimore spanjolle të Cadiz.
Tetorin e shkuar një 55-vjeçar u bë personi i parë që humb jetën nga briri i demit në festivalin e Onda në provincën lindore të Castellon.
Edhe para ndërprerjeve të koronavirusit ka pasur shumë pjesëmarrës të eventeve të tilla që kanë pësuar plagë të rënda nga demat e lëshuar mes turmave për zbavitje.
Në vitin 2015 shtatë njerëz humbën jetën në këtë mënyrë nga korriku deri në gusht.